Zbulohen planet e terroristëve të ISIS që sulmuan Parisin duke lënë të vrarë 132 persona vitin e kaluar. Gazeta britanike The Sun ka zbuluar se sulme të ngjashme do të kryheshin njëkohësisht në Angli dhe Gjermani.
Abdelahmid Abaaoud dhe Mohamed Abrini ishin në Brimingham dhe në Londër muaj para se të ndodheshin sulmet në nëntor. Gazeta britanike i referohet burimeve të saj të policisë kur thotë se dyshja në fjalë, besohet të ketë qenë në Britani të paktën 5 herë, me qëllim rekrutimin e personave që do të kryenin një sulm të ngjashëm me atë të Parisit. Po sipas gazetës, tentativat e tyre për gjetjen e personave të përshtatshëm për tu kthyer në kamikazë, dështoi.
Sakaq, shefi i sërbimit sekret amerikan James Clapper pati paralajmëruar javën e kaluar se lëvizja e lirë në Bashkimin Europian po vë në rrezik të konsiderueshëm sigurinë e vendeve të unionit. Ai shtoi se ka infomacione se grupe xhihadistësh po përgatisin sulme të reja, të ngjashme me ato të Parisit të vitit të kaluar dhe ato të Brukselit këtë vit. javanews/a.k