Një zjarr i madh ka shkatërruar kishën ortodokse serbe të Shën Savës në Manhattan, New York.
Kisha u pushtua nga flakët dje, gjatë kremtimit të Pashkëve.
U deshën 170 zjarrfikës të cilët luftuan për disa orë me zjarrin, deri sa arritën ta vinin nën kontroll.
Lajmet e para flisnin për njerëz të mbetur brenda ndërtesës së djegur, por departamenti i zjarrfikësve ka deklaruar zyrtarisht se nuk ka pasur viktima apo të lënduar.
Shefi i departamentit, Daniel Nigro, tha për New York Post se shkaku ende nuk dihet, duke shtuar se një person ishte dërguar në spital për t’u kontrolluar për shkak të thithjes së tymit.
NYP/d.i.