Anëtarësimi i Shqipërisë në BE shihet me dyshim nga ata që e kërkojnë Britaninë jashtë unionit, duke dhënë argumentin se nëse vendi ynë do të ishte pjesë e BE-së, atëherë mundësia që kriminelët të shkojnë në Angli do të jetë më e lartë.
Gazeta e përditshme britanike The Sun ka publikuar një lajm që flet për arrestimin e një shqiptari me drogë, të cilit 6 javë më parë i ishte refuzuar hyrja në territorin britanik. Përkrahësit e BREXIT kanë filluar një fushatë duke marë Shqipërinë si “shembull” për kriminalitetin.
Një shqiptar, të cilit 6 javë më parë iu refuzua hyrja në Britaninë e Madhe u kap të premten në mbrëmje me një sasi kokaine që kishte vlerën e 1.5 milionë stërlinave.
“21-vjeçari Pashk Kolicaj ishte nën shoqërinë e një bashkëkombësi Ened Molla, 27 vjeç, kur Agjencia Kombëtare e Krimit goditi një grup të trafikut të drogës. Arrestimet vijnë në një kohë kur anëtarë të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, si Sekretarja e Punëve të Brendshme, Theresa May, dhe Sekretari i Drejtësisë, Michael Gove kanë lëshuar paralajmërime në lidhje me kërcënimin e Britanisë së Madhe nga bandat që vijnë nga Shqipëria, një vend që po kërkon të hyjë në BE… Gazeta “The Sun” mundi të provojë se 21-vjeçari ka tentuar të hyjë në Britani në aeroportin Stanstead, në Essex, gjashtë javë më parë, por u kthye mbrapsht”, shkruan gazeta.
. Javanews/a.k