Albert Gjonpalaj është një nga dy vëllezërit e arrestuar për grabitjen e një shtetasi në rrugën “Llazi Miho” në Tiranë. Ai dhe vëllai i tij 31-vjeçar, Marianin, të cilësuar si shumë të rrezikshëm nga policia për sa u përket grabitjeve, dyshohen edhe si autorë të grabitjes së 180 mijë dollarëve para Hotel Sheraton, një javë më parë.
Siç ndodh rëndom në raste arrestimesh, redaksitë e lajmeve “mësyjnë” në profilin në Facebook, për të marrë foto të të arrestuarve.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në këtë rast, por një vështrim në profilin e 20-vjeçarit Albert zbulon një tendencë të frikshme. Postimet janë të rralla dhe me pak përjashtime janë pothuajse të gjitha linqe lajmesh, kronikash, emisionesh apo foto të lidhura me vrasje e sidomos për vrasës me pagesë, duke zbuluar preferenca që më e pakta janë shqetësuese. Preferenca të nisura herët, po të shohësh një postim të bërë më 2010, kur i arrestuari për grabitje ka qenë 14-15 vjeç.
Më tepër flasin fotot.
JavaNews/D.I.