Shefi i CIA-s, John Brennan, ka thënë se grupi Shteti Islamik është një fenomen që “do të na sfidojë” për një kohë të gjatë.
Këto komente ai i bëri gjatë përkujtimit të pesë vjetorit të vrasjes së liderit të Al-Qaedas, Osama Bin Laden.
Brennan tha për televizionin NBC se eliminimi i kreut të IS-it do të kishte “ndikim të madh” në mposhtjen e grupit ekstremist islamik.
Shteti Islamik udhëhiqet nga Abu Bakr al-Baghdadi, vendndodhja e të cilit është e panjohur. (b.an)