Pavarësisht se vrasja e xhihadistit shqiptar në Siri, Almir Daci, është njoftuar prej pak javësh, shteti shqiptar nuk do të tërhiqet nga akuzat kundër tij.
Për shkak se vdekja e tij nuk është konfirmua zyrtarisht dhe ai figuron ende në regjistrin e gjendjes civile, është e pamundur që procesi penal kundër tij të pushohet.
Edhe pse familjarët e 33-vjeçarit, strukturat antiterror dhe Shërbimi Informativ konfirmojnë vrasjen e tij gjatë luftimeve përkrah ISIS, këto të dhëna nuk përbëjnë provë për Gjykatën e Krimeve të Rënda e cila përballë një precedenti të tillë e ka të vështirë të kërkojë nga siria të dhëna zyrtare apo certifikatën e vdekjes së Almir Dacit.
Aq më tepër kur procedura e parashikon se duhet të jenë familjarët e të ndjerit të cilët duhet të inicojnë një proces në gjykatë që të shpallë vdekjen e tij.
Për këtë arsye, Almir Daci, konsiderohet se nuk ka vdekur dhe për këtë shkak ai ka statusin e të pandehurit në mungesë e të akuzuar për 3 vepra.
Në këtë proces është vendosur të thirren 7 dëshmitarë të cilët kanë dijeni për implikimin e hoxhës së Leshnicës në rekrutimin e shtetasve shqiptarë për ti dërguar në Siri. TCh
javanews/ a.k