Wheelsandmore, një kompani gjermane për përpunimin e veturave, ka rikrijuar një Audi R8 V10, duke i dhënë një fuqi marramendëse.
Kjo kompani i ka vendosur veturës një motor 5.2-litërsh V10, i cili prodhon në total deri në 800 kuaj-fuqi dhe 730 çifte rrotulluese.
Paketa e përmirësimit, e quajtur “Bisha”, përfshin gjithashtu edhe një numër përmirësimesh në pjesën tjetër mekanike të veturës, transmeton Gazeta Express. Se si duket kjo veturë tani mund ta shihni në foto më poshtë:
Javanews/ a.k