Thuhet se kjo ndodhi për disa arsye, por ne po shkruajmë për arsyet historike të një marrëveshjeje që nuk bashkoi të gjitha vendet e botës.
Kur në Mesjetë Papa Bonifacio VIII (1230-1303) përsëriti frazën se “të gjitha rrugët të çojnë në Romë”, ftoi pelegrinët që të mbanin anën e majtë të rrugës, duke përforcuar një zakon tashmë të gjerë në mesin e udhëtarëve dhe kalorësve në mënyrë që të përdornin më lehtë shpatat e tyre në raste sulmesh të papritura, citohet Magazina.al.
Gjatë Revolucionit Francez, Robespierre urdhëroi qytetarët të lëviznin në të djathtë për të sfiduar Kishën Katolike. Disa vite më vonë Napoleoni e eksportoi këtë praktikë në vendet e pushtuara nga ushtritë e tij. Disa thonë se e bëri në kundërshtim të zakonit të Mbretërisë së Bashkuar.
Po Anglezët? Anglia në fakt, ka mbetur e huaj për ndryshimin, dhe në territoret e trashëguara nga perandoria e saj, kanë mbetur të njëjta rregulla. Në vitin 1859 edhe japonezët, atëherë admirues të mëdhenj të doganave britanike, vendosën t’i shpikin makinat me timon nga krahu i majtë.
Sot rreth ¼ e shteteve të botës drejton nga krahu i majtë. Në Europë këtë praktikë e ndjekin Britania, Irlanda dhe Malta. (b.an)