Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së. “Policia zvicerane arrestoi ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Albert S., për ta ekstraduar në Serbi.
Kjo u bë me kërkesë të Serbisë, shtet ky që ka bërë krime sistematike me gjithë aparatin shtetëror nëpër gjithë Ballkanin”, shkruan Vetëvendosje.
Vetëvendosje thotë se tendenca për ta barazuar gjenocidin serb në Kosovë me luftën tonë çlirimtare, është e padrejtë dhe e papranueshme.
E për këtë, sipas saj, fajin më të madh e kanë qeveritë e pasluftës në Kosovë, të cilët punuan më ngulm për ta maskuar Serbinë përballë Evropës, se gjoja ajo ka ndryshuar dhe me të mund të flasim për fqinjësi të mirë, transmeton Koha.net.
Vetëvendosje thotë se Serbia vazhdon të mbetet armike ndaj Kosovës dhe se nuk ka vend për negociata. (B.an)