Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi ka arritur të shënoi edhe golin e dytë në MLS, ku kësaj radhe i siguroi ekipit të tij një barazim 2-2 ndaj Montreal Impact.
Gashi iu përgjigj golit të shënuar nga Drogba në minutë e 47-të, që e çoi rezultatin në 1-1. Vendasit nuk vonuan dhe për tre minuta rikthyen avantazhin.
Por Colorado nuk dorëzohet, dhe Gashi u tregua shumë i rrezikshëm me harkimet e tij, nga një prej të cilëve vjen edhe goli i barazimit 2-2.
Pas këtij barazimi të vlefshëm në udhëtim, Colorado në konferencën Perëndimit është skuadra parë në tabelë me 17 pikë të grumbulluara deri më tani.
Goli ndaj Montrealit për Gashin ishte i dyti në kampionat, ndërsa sulmuesi nga Klina ka dhuruar edhe katër asistime./a.m.