Policia e Pogradecit ka arrestuar një 41-vjeçar, me detyrë punonjës i Policisë të Burgut të Drenovës pasi dhunonte bashkëshorten e tij.
Specialistët e Seksionit për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasin Mirjan Korça, 41 vjeç, banues në Pogradec.
Korça dyshohet se dje në banesën e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.K, 39 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Dhuna në familje”.