4 grabitësit e konstatuar në banesën e biznesmenit Sabah Rrëshketa në Shkodër kanë arritur t’i shpëtojnë rrethimit policor duke u larguar nga vendngjarja.
Pasi ka bërë shpërthimin e derës së banesës së ndodhur në katin e katërt të pallatit në qendër të Shkodrës, policia ka konstatuar se grabitësit e armatosur ishin larguar.
Sipas policisë, e cila u njoftua nga banorët e pallatit për personat e dyshimtë, ata dyshohet se janë larguar pak çaste para se policia të mbërrinte.
Ndërkohë raportohet se është bërë ndalimi i një 20-vjeçari meri i të cilit nuk bëhet ende me dije. Sipas policisë, ky person është bashkëpunëtor i grabitësve.
Aktualisht policia po punon për evidentimin dhe kapjen e personave që grabitën banesën.
***
Policia e Shtetit ka rrethuar 4 grabitës në një banesë në lagjen “Partizani” në qendër të Shkodrës. Grabitësit janë konstatuar në brendësi të banesës nga pronarët të cilët kanë njoftuar policinë.
Forcat ë Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të repartit special RENEA kanë rrethuar banesën nga ku raportohet për të shtëna. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga kjo ngjarje.
Paraprakisht bëhet me dije se në banesë nuk ka pasur pjesëtarë të familjes.
Banesa ku janë rrethuar grabitësit është në pronësi të shtetasit Sabah Rrëshketa, një biznesmen i njohur ky në qytetin e Shkodrës.
Grabitësit kanë refuzuar thirjet e policisë për tu dorëzuar./a.m.