Avionët nuk kanë “tru” në bazë dhe vëzhguesit federalë thonë se problemet mund të jenë komplekse në sistemin e software’ve.
Bëhet fjalë për avionët F-35, të cilët janë përfshirë së fundi në një stërvitje të përbashkët amerikano-britanike.
Avionët të konsideruar si supermodernë, ose si “luftëtarët e pestë të gjeneratës”, mund të kthehen në një dështim për forcat ajrore amerikane.
Një raport thekson shqetësimin në lidhje me mungesën e testimit të bërë për të siguruar software nëse do të funksionojnë siç duhet deri në momentin kur avionët do të vihen në punë në gusht të këtij viti.
Marina amerikane ke deklaruar se skuadrat e para të F-35 do të mund të përfshihen në luftime në korrik të vitit 2015, por që prej atëherë avionët kanë hasur në vështirësi. Problemi pritet të zgjidhet brenda vitit 2017./a.m.