Marina italiane ka shpëtuar 238 emigrantë, duke përfshirë 72 të mitur, të cilët ishin nisur me dy varka prej gome nga bregdeti libian. Nuk janë dhënë detaje për shtetet e origjinës së emigrantëve.
Sipas mediave italiane dhjetëra emigrantë të tjerë mund të kenë vdekur, pasi mjeti lundrues me të cilin po udhëtonin u shkatërrua rreth gjashtë kilometra nga bregdeti i Libisë.
Një anije italiane e mallrave ka shpëtuar 26 emigrantë nga varka gjysmë e fundosur, ndërsa rreth 70 të tjerë ekziston frika se kanë vdekur./a.m.