Juventus sfidon interesimin e të pasurve për Paul Pogba dhe është gati t’i ofrojë rinovimin mesfushorit francez. Kontrata që klubi bardhezi ka përgatitur parashikon pagën vjetore 6.5 milionë euro, plus shpërblimet e ndryshme sipas objektivave.
Problemi është se lojtari mund të tundohet nga ofertat që i bëjnë klube të ndryshëm.
Klube si Manchester United, PSG, Barcelona, Real Madrid janë të gjithë të interesuar dhe mund t’i ofrojnë deri në 10 milionë euro në sezon.
Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta, është shprehur ka besim se lojtari do të qëndrojë. Të hënën pritet një takim midis tyre, ku drejtori do të mësojë për dëshirën e francezit.
Pasi ka vendosur hegjemoninë në Itali, Juve dëshiron të rikthehet konkurrues edhe në Evropë dhe një gjë e tillë mund të bëhet vetëm duke mbajtur yjet ekzistues, plus të tjerë të rinj që mund të mbyllin diferencat që ekzistojnë ende me favoritët e përhershëm për të fituar Champions League.
D. Ikonomi