Aktivistet shiitë irakianë janë futur me forcë në ndërtesën e Parlamentit, në protestë kundër ngërçit të vazhdueshëm politik për aprovimin e kabinetit të ri.
Qindra përkrahës të klerikut shiitë, Moqtada Sadr, u futen përmes portave të Zonës së Gjelbër të mbrojtur, pasi që deputetet dështuan të pajtohen për një votë.
Raportohet se protestuesit kanë filluar ta përmbysin ndërtesën e Parlamentit. Sadr dëshiron që kryeministri Haoder al-Abadi të bëjë një plan për t’i zëvendësuar ministrat me ministra teknokratësh jopartiakë, citohet Express.
Sistemi i Irakut për ndarjen e punëve në Qeveri ka kohë që kritikohet për promovimin e kandidatëve të pakualifikuar dhe për nxitjen e korrupsionit.
Abadi, i cili erdhi në pushtet në vitin 2014, ka premtuar së do ta largojë korrupsionin dhe se do t’i largojë tensionet sektare, por ka dështuar deri më tani që të zgjedh kabinetin e ri teknokratësh. (b.an)