Nga Sokol Balla
Unë isha i ftuar ditën kur Kryeministri prezantoi kullën e stadiumit në KKT. Nuk shkova dhe mendoj se nuk humba asgjë interesante. Kisha bindjen se kryeministri do ta mbronte vizatimin që kishte bërë vetë dhe ajo çka pashë në ekran nuk më zhgënjeu. Por më pëlqeu që kryeministri mori përgjegjësitë e realizimit konkret të këtij projekti. Duke filluar nga lartësia e tij, në një zonë ku ende nuk ka një plan rregullues (zoti Boeri është deri në fund të majit ende në fazë hartimi dhe konsultash) dhe ku ka një vlerësim të FIFA-s për një stadium shumë më të vogël në kapacitet se Arena Kombëtare. Ose më saktë Qemal Stafa i ri. Pasi edhe për ndryshimin e emrit të Stadiumit, kërkohet një vendim i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Vendim që nuk ekziston akoma në letër, megjithëse tashmë, siç doli nga projekti vendimi është marrë.
Në fakt vendimi është marrë edhe më herët. Që në vitin 2012, kur shoqërisë anonime Kuq e Zi, i është falur me vendim qeverie 75 përqind e pronësisë së Stadiumit. Tani kryeministrit dhe qeverisë së mëparshme, si duket po i kalon para syve treni mbushur me xhevahirë, në hekurudhën që shtruan vetë dhe kjo u ka sjellë tërbim. Të arsyetuar do të thoja, pasi bëhet fjalë për një projekt që do të kapërcejë një marzh fitimi mbi 100 milion euro dhe ku ndoshta asnjëri prej ishëve të qeverisë së dikurshme nuk do të mund të ketë një zyrë të “vetën”.
Por ama harmonia do të jetë perfekte. Imagjinoni: Dy kulla përballë njëra – tjetrës e ndoshta dy ish kryeministra që pas pak vitesh do kenë mundësi të përshendesin njëri tjetrin nga xhamat e zyrave të “tyre” me Facebook ose me gishtin e mesit. Të dy mund të diskutojnë sesa bukur e vizatuan atë zonë sipas qejfit të tyre, qejf që të dy besojnë verbërisht është edhe qejfi i shumicës së shqiptarëve.
Pastaj, meqë projekti i ngjan stadiumit të Moskës, ta ndryshojnë edhe emrin e qytetit. Ta bëjnë Moska e RE. Meqë njërit i pëlqen Stadiumi, tjetrit i pëlqen gjuha dhe të dy adhurojnë Vladimir Putin.
Ndërkohë poshtë dy kullave do të kalojmë ne qytetarët apo taksapaguesit, të majtë dhe të djathtë, që paguam njëherë për rikonstruksionin e Qemal Stafës dhe parkimin publik poshtë tij, që tani do të zhduken nën hijen e Arenës dhe parkingun e ri privat të saj. Me një ndryshim:
Unë do shkoj të shoh ndeshjen e Kombëtares, ndërsa Arbjola do masë gjatësinë e Kullës!
Ti qorri i mutit qe e mban veten me te madh nuk je tjeter vecse nje mut i madh.