Agjentë të krimeve në komisariatin e policisë së Devollit kanë vënë në pranga në orët e fundit një 30-vjeçar, pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Burime policore lokale bëjnë me dije se kanë qenë familjarët e vajzës, një 13-vjeçare, që kanë bërë denoncimin në komisariat dhe më pas ka ardhur arrestimi.
Personi i arrestuar, me inicialet F.Sh, do të përgjigjet tashmë përpara prokurorisë, e cila ka marrë të gjitha materialet hetimore nga policia. (javanews.al / a.r)