Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në takimet me banorët dhe tregtarët e Vorës se vetëm përmes uljes së taksave, ekonomia shqiptare do të xhirojë 1 miliard euro më shumë në vit.
Kryetari i PD-së Basha në vijim të prezantimit të programit elektoral u tha banoreve të Vorës se përmes uljes së taksave, ekonomia shqiptare do të xhirojë 1 miliard euro më shumë në vit dhe me këto para do të ndikojnë në shtimin e vendeve të punës dhe rritjes së konsumit.
Në takimin me fermerët e Marqinetit, Prezë, Domje, Basha i njohu me disa nga pikat e programit për bujqesinë si investimet në infrastrukturë dhe mbeshtetja e drejtëpërdrejtë me subvencione, janë dy shtyllat e mbështetjes buxhetore të bujqësisë. “Ne kemi vendosur ta subvencionojmë bujqësinë tek çdo fermer. Me anë të një subvencionimi të tillë që do të kapë shifrën 120 milionë dollarësh në vit ne do të arrijmë të shuajmë koston e punës për dynym. Personat në nevojë ekonomike do kenë vëmendje të veçantë nga qeveria e Partisë Demokratike. Familjet në ndihmë ekonomike deri në 200 kw do t’i paguajë shteti, dhe po ashtu edhe faturën e ujit. Këto kontrata që shkoni i paguani me 2500 lekë të reja, do të marrin fund sepse bëhet fjalë në tërësi për detyrime të pajustifikuara”, tha Basha. (javanews.al / a.r)