Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi dhe homologu i tij japonez, Fumio Kishida po zhvillojnë sot bisedime lidhur me marrëdhëniet mes dy gjigantëve aziatikë.
Kishida po zhvillon një vizitë triditore, e para pas një periudhe rreth pesëvjeçare.
Ndërkohë, zyrtari i lartë i Partisë Komuniste kineze, Liu Yunshan deklaroi dje se shpresonte se Japonia do të kishte vlerësime korrekte lidhur me zhvillimin e Kinës dhe se do të dërgonte sinjale pozitive lidhur me marrëdhëniet dypalëshe.
Në një takime me një delegacion japonez, të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Liberaldemokrate japoneze, Yamasaki Taku, Liu tha se marrëdhëniet kino-japoneze po stabilizohen gradualisht edhe pse mbeten ende delikate.
”Kina i ka konsideruar marrëdëhinet me Japoninë nga perspektiva strategjike dhe afatgjatë”, theksoi ai.
Kina dhe Japonia kanë tre çështje kontradiktore mes tyre, mosmarrëveshjet për ishujt Senkaku, respektimin e zonave të mbrojtjes ajrore dhe fushat gazmbajtëse në zona të diskutueshme. (javanews.al / a.r)