Presidenca ka njoftuar sot se janë plot 8 anëtarë që kanë paraqitur dokumentacionin për t’u pranuar si anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Në zbatim të ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pas realizimit të procesit të njoftimit publik të datës 14 prill 2016 për fillimin e procedurave të plotësimit të një vendi vakant në Gjykatën e Lartë, Presidenti publikon listën e subjekteve të interesuara që kanë paraqitur kërkesën dhe dokumentacionin për t’u përzgjedhur si anëtar të Gjykatës së Lartë. (javanews.al / a.r)
Lista e subjekteve që kanë paraqitur kërkesën dhe dokumentacionin për t’u përzgjedhur si anëtar të Gjykatës së Lartë:
- Astrit Kalaja
- Arta Llazari
- Entela Prifti
- Elona Stavri
- Ilir Panda
- Luan Hasneziri
- Sokol Hasani
- Sokol Ngresi