Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Pallati i Rinisë në Prishtinë duhet t’u takojë qytetarëve.
Ka kujtuar se ky pallat është ndërtuar në pjesën më të madhe me kontributet e qytetarëve të Prishtinës. “Asokohe Komunën e Prishtinës e përbënin edhe Fushë Kosova, Graçanica dhe Artana (Novobërda)”, ka thënë Mustafa, përcjell koha.net.
“Kryetari i Këshillit Drejtues të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, z. Petrit Gashi, më njoftoi sot për vendimin e këtij Këshilli që të vej në proces të likuidimit Pallatin e Rinisë, si pasojë e problemeve në menaxhim dhe të detyrimeve ndaj palëve të treta”, ka thënë më pas ai.
Mustafa ka thënë se vendimi i fundit i tij nuk nënkupton shitjen e Pallatit. (b.an)