Aktori shqiptar Blerim Destani, i njohur për rolet e tij në filmat dramë dhe aksion, ka sfiduar veten në një film të zhanrit komedi.
Në filmin “Frauen” apo “Gratë” në gjuhën shqipe me regji të Nikolai Müllerschön, Blerim Destani në rolin e Lis Tushës, luan krahas aktorëve Heiner Lauterbach që luan rolin e të pasurit K.O. Schott, dhe aktorin Martin Brambach në rolin e Rüdiger Kneppke.
Blerim Destani ka thënë për “Zërin” sa herë që i jepet mundësia që pos gjuhës gjermane, të flas në ndonjë gjuhë tjetër, ai zgjedh gjuhën shqipe.
“Unë kur kam mundësi, po flas për tregun e Gjermanisë, ku luaj shumë karaktere të huaja, kur nuk prishet skenari, i propozoj gjithmonë regjisorit që të flas shqip”, thotë Destani për “Zërin”.
Fjalët e para që aktori Blerim Destani i thotë në gjuhën shqipe janë ato kur i telefonon nënë së tij. “Nënë sot dështoi martesa. Nuk mund ta martoj një vajzë që nuk e dua”, thotë Lis Tusha (Blerim Destani).
Filmi flet për raportet mes grave dhe burrat, derisa të tri personazhet kanë mendimet të ndryshme për femrat, por që asnjëri nuk do që të jetë i marruar. Fundi i filmit bërë që ata të ndryshojnë mendje për femrat.