Një grup i hakerave të lidhur me Shtetin Islamik të ISIS kanë postuar në internet një listë të mijëra banorëve të New Yorkut të cilët nxiten të kryejnë sulme të ndryshme terroriste.
Agjentët federatë të New Yorkut kanë kontakt me individë që ndodhen në listë, por policia konfirmon se nuk ka kërcënim të besueshëm.
“Pranktika jonë standarde ka si qëllim për të mbledhur informata dhe për të hapur hetimin për këtë çështje”, deklaron Byroja Federale e Hetimeve.
Në listën e publikuar janë emrat, adresat e shtëpive dhe adresat e e-mail, raporton Reuters.
Vitin e kaluar anëtarë të grupit islamik të ISIS-it kanë shpërndarë fotot e 100 xhihadistëve të cilëve u bëhet thirrje për sulme terroriste.