Ish- roja në Auschwitz, Reinhold Hanning ka thënë orët e fundit gjatë gjykimit në Gjermani se i vjen turp që ka qenë roje në atë kamp të vdekjes. Përveç kësaj, ai ka thënë se e ka ditur se ç’ndodh por nuk ka ndërmarr asgjë për ta parandaluar atë.
Hanning (94-vjeçar) në gjykatën në Detmold ka thënë se askujt nuk i ka folur për kohën që ka kaluar si roje në Auschwitz, nga janari i vitit 1942 deri në qershor 1944, madje edhe familjes së tij, por theksoi se dëshiron ta shfrytëzoj rastin e dënimit të kërkojë falje në gjykatë, transmeton Associated Press, cituar nga “Koha.net”
“Dua të them se jam shumë i prekur për atë që kam qenë pjesë e një organizate kriminale. Më vjen turp që kam qenë dëshmitar i padrejtësive ndërsa asnjëherë nuk ka ndërmarr asgjë për këtë. Kërkoj falje për shkak të veprave të mia. Më vjen keq shumë keq”, ka thënë Hanning.
Aktakuza kundër Hanning përmban 170 mijë pika për pjesëmarrje në vrasje. (b.an)