Pas denoncimit të PS-së kundrejt Sali Berishës ka reaguar lideri i opozitës Lulzim Basha i cili ka shkruar në rrjetin social se padia është shenjë e qartë e hakmarrjes së qeverisë ndaj ish Kryeministrit. Basha shkruan se me këtë akt qeveria vërtetoi se nuk ka asnjë dallim me Emiliano Shullazin, personin që sipas Bashës u denoncua nga ish kryeministri për lidhjet e tij me maxhorancën. Basha rikutjon dhe një tjetër denoncim të Berishës, atë për Arben Frrokun, duke thënë se denoncimi në prokurori vjen si rezulktat i demaskimit që bëri ish kryetari i PD-së.
“Edi Rama eshte ne hall te madh. Nje e nga nje po i bien “trimat” nga Mark Frroku tek Arben Ndoka, nga Emiliano Shullazi tek Arben Frroku. Vjedhjet po i dalin sheshit e askush nuk e beson me. Ne menyre primitive ka nisur te hakmerret. E nisi me Shullazin e u hakmorr ndaj Sali Berishës.
Sali Berisha denoncoi krimet e tij, ndërhyrjen për të kapur rektoratin, ndaj banda thirri byronë, dhe byroja veproi sipas paktit. Adjutanti ishte ai, vegla e Ramës për punët e pista. Taulanti.
Po sot, i njëjti adjutant-taulant u shfaq sërish, duke shërbyer një bandë tjetër të Edi Ramës, duke paralajmëruar një hakmarrje tjetër të krimit ndaj Sali Berishës. Se ju prishi planet për ta mbajtur të fshehtë ndalimin në Holandë të Arben Frrokut i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Lamaj.
Ky eshte aksioni i përbashkët Shullazi Rama dhe Frroku Rama. A di ta dallojë ndokush ku mbaron banda e ku nis kryeministri? Asnjë fije e hollë nuk i ndan.
Këto janë klithmat e fundit të krimit në pushtet, sepse ora po afron. Sunduan tre vite, po koha mbaroi. Shqipëria dhe shqiptarët po ngrihen mbi krimin dhe lidhjet e tij me pushtetin.”- shkruan Basha.