Përfaqësues të Shoqërisë Civile nuk janë lejuar të futen në sallën ku kryeministri Edi Rama po prezanton projektin për stadiumit “Arena Kombëtare”.
Mes përfaqësuesve të Shoqërisë Civile që nuk janë lejuar në sallë janë Fatos Lubonja, Gjergj Bojaxhi, Andi Bushati, Ylli Rakipi, e të tjerë.
“Kjo është qartazi një dëgjesë e mbyllur me shoqërinë e pushtetit”, tha Bojaxhi, i mbetur jashtë sallës së dëgjesës.
Debatet
Lubonja: S’e kuptoj, a ishte për publikun e hapur kjo, thotë Bojaxhiu që nuk hyj dot.
Personi që i ndalon: Këtu është pronë private dhe nuk keni të drejtë ju.
Lubonja: Pse e bën këtu kryeministri?
Bushati: E organizon qeveria, kush do na ndalojë neve?
Lubonja: Ku është takimi? Ore jeni në terezi apo jo?
Rakipi: Hapeni ore rrugën. Gjithë ky shtet ndalon 5 vetë, hapeni ore rrugën.
Lubonja: Nuk e lënë me privatin, ky është skandal kemi thënë ne ky është privatizimi i shtetit, kulmi i degjenerimit të shtetit, shikoni ça transparence, skandal, paturpësia s’mund të arrijë deri këtu.
Bushati: Është pronë private vlla, kanë kap edhe Edi Ramën privatët, e kanë trembur.