Një rast i paprecedentë ka ndodhur me kreun e shtetit, i cili si pjesë të delegacionit të tij në vizitën disa ditore në Bruksel, ku u takua me zyrtarët më të lartë të BE-së dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka marrë edhe ish këshilltarin që vetë e ka liruar nga detyra.
Bëhet fjalë për ish këshilltarin për sigurinë dhe mbrojtjen, Pirro Ahmetaj, i cili ligjërisht është i liruar nga detyra që në shtator të vitit të kaluar.
Lirimi erdhi pas gjithë reagimeve nga ana e deputetëve të majtë si dhe një letre drejtuar ministres së Mbrojthes, Mimi Kodheli pasi ai më herët i mishte etiketuar deputetët e Komisionit të Sigurisë si trafikantë dhe kriminelë. Në 17 shtator kreu i shtetit ka firmosur pikërisht lirimin e tij nga detyra, kjo pas kërkesës për dorëheqje.
Por në fotot e publikuara nga vetë Ahmetaj ai duket në selinë e NATO-s së bashku me kreun e shtetit Bujar Nishani.
Statusi i Pirro Ahmetajt
Të dashur miq,
Ishte privilegj, krenari dhe përgjegjësi shtesë të isha pjesë e delegacionit të Presidentit & Kryetarit të Shtetit SH.T Zotit Bujar Nishani në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut SH.T Zotin Jens Stoltenberg!
Për këdo i/e interesuar rreth ketij takimi mjaft të suksesshëm, vetëm 70 ditë para Samitit të 27 të Krerëve të Shteteve të vendeve të Aleancës (8-9 Korrik 2016 në Ëarsaë, Poloni) – mundet të gjeni lehtësisht informacion të zgjeruar në faqet zyrtare: www.nato.int dhe www.president.al !
NATO nuk është vetëm ngjarja më e madhe historike dhe gjeo-politike e Shqipërisë por do mbetet një histori suksesi&krenarie, shkollë pambarim vlerarash perëndimore dhe një mekanizëm përbashkues shprese për aspiratën e ntegrimit në BE!
NATO = na ishte një ëndër dhe mbetet një realitet krenarie për Shqipërinë dhe mbarë-shqiptarët!
Zoti i bekoftë të gjithe shtetarët dhe zyrtarēt e zakonshem që kanë dhe vazhdojnë të kontribuojnë përditë me vizion, përkushtim dhe përulesi dhe veçenërisht qytetarët me uniformë/ushtarakët kudo që ata/ato luftojnë me kurajo sublime për lirinë, paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosporitetin e qytetareve të 28 vendeve tona (NATOs) dhe mbarë botës!
Me këtë rast nga Belgjika, Ju uroj emër për emër – Gëzuar Pashkët dhe fundjavē sa më të këndshme pë tē gjithē!
Express