Këngëtarja shqiptare Rita Ora është rikthyer në Kanada për të xhiruar pjesë nga filmi “Fifty Shades Darker”, transmeton Koha.net. Daily Mail ka publikuar disa nga fotografitë e Rita Orës në Vancouver. Ajo shfaqet në veshje sportive, ndërsa është pa grim.
25 vjeçarja së fundmi është akuzuar për një lidhje të më hershme me reperin Jay Z, këto spekulime ishin shtuar pas lansimit të albumit të fundit nga Beyonce “Lemonade”.
Por, përmes një postimi në Twitter këngëtarja shqiptare kishte mohuar akuzat, duke thënë se, “këto raportime nuk janë të vërteta”, kurse ka theksuar se nuk ka asgjë tjetër përveç respektit për Beyoncen.