Falë magjive të tij Paul Pogba udhëhoqi, Juventusin drejt fitimit të një tjetër titulli kampion në Itali, i 5-ti radhazi për skuadrën bardhezi.
Vlera e tij në merkato aktualisht kap shifrën e 100 milionë Eurove, por nëse vazhdon me këto ritme me siguri që 23-vjecari mund të thyejë çdo rekord në tregun e shitblerjes së futbollistëve nëse vendos të largohet një ditë nga Juventusi. Dëshira ose më saktë objektivi i tij është të shndërrohet në një prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë së futbollit, dicka të tillë francezi e la të kuptohet në një intervistë për mediat italiane.
”Dua të bëhem një legjendë e futbollit si Pele e Maradona. Madje më shumë se kaq. 4 tituj kampion radhazi me Juventusin në këto 4 vite që jam pjesë e bardhezinjëve nuk më mjaftojmë, dua të jem mesfushori më i mirë i të gjithë historisë së futbollit”.
Premisat për tu bërë i tillë i ka pasi klasi nuk i mungon dhe për momentin ngjason me një mesfushor të kompletuar, por për të arritur atje ku dëshiron Pogba ka ende punë për të bërë. Ai kërkohet nga klubet më të mëdha e Europës si Barcelona, Reali i Madridit, Manchester United, Manchester City e Chelsea, por 23-vjecari ndihet mirë te Zonja e Vjetër dhe nuk e mendon largimin.
”Kam një kontratë me Juven, dhe nuk mund të zgjohem mëngjesin e ditës tjetër dhe të iki në Angli. Kam një problem me të vërtetë të madh i urrej humbjet. Dua të jem një mesfushor që di t’i bëjë të gjitha në fushë, të gjuaj nga cdo pozicion, të dribloj, të shënoj, dhe të mbroj. Më ka pëlqyer gjithmonë Frank Lampard, por dua të bëhem më i mirë se ai”.
SuperSport