Policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre persona për vjedhje me dhunë, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe një të katërt.
Të arrestuarit janë Erment Hasanaj, 31-vjeç, banues në Fratar, Mallakastër; Kelmend Skënderaj, 22-vjeç, banues në Poçem, Mallakastër; Ermal Aliaj, 24-vjeç, banues në Poçem, Mallakastër dhe u shpall në kërkim shtetasi J.I., 26 vjeç, banues në Vlorë.
Ngjarja ndodhi në 19.03.2016 në Mogila. Këta persona i zunë pritë shtetasit M.L , banues në Fier, në segmentin rrugor nacional Krahës –Memaliaj dhe e keqtrajtuan fizikisht dhe më pas i kanë vjedhur me dhunë një shumë lekësh, një telefon celular dhe një sasi të konsiderueshme stekash me cigare.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 151 steka me cigare të llojeve të ndryshme dhe 180 qese me duhan të grirë. Vijon puna për kapjen e autorit të katërt të shpallur në kërkim.