Një grua e moshuar tentoi të hidhej sot pasdite, rreth orës 17, nga banesa e saj në rr. “Albanopoli”, pranë Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ato të Rendit, të cilat bënë të mundur shpëtimin e saj.
Sipas personit, që i mundësoi pamjet për rubrikën “Ti raporton” në Top Channel, e moshuara kishte dalë në ballkonin e banesës së saj, në katin e pestë, dhe kërcënoi të hidhej.
Me mbërritjen në vendngjarje, një oficer i forcave zjarrfikëse u ngjit në të dhe e largoi prej andej. Nuk dihen arsyet që e çuan të moshuarën drejt një akti të tillë.