“Corriere dello sport” deklaron destinacionin e ri të pronësisë së Milan. Dy maji do të jetë data kur edhe zyrtarisht Milani do të jetë në duar të kinezëve.
E përditshmja italiane, “Corriere Dello Sport”, raporton se “Evergrande Real Estate Group” do të paguajnë 700 deri në 720 milionë euro për blerjen e klubit. Tashmë kinezët janë gati të bëjnë ofertën e tyre zyrtare.
Një ofertë që është rritur lehtësisht, pikërisht për të bindur Silvio Berlusconi, ende disi në mëdyshje.
Nga oferta fillestare rreth 650/700 milionë euro, oferta kineze është ngritur deri në 720 milionë euro.