Angelina Jolie është fotografuar në Londër dhe bie në sy trupi tepër i dobët. Radar Online shkruan se aktorja peshon vetëm 35 kg.
Media amerikane ngre dyshimin se bashkëshortja e Brad Pitt mund të jetë anoreksike.
Angelina Jolie nuk ka folur kurrë për problemet e saj me ushqimin, pavarësisht se mediat kanë folur shpesh për këtë çështje, duke sjellë edhe fakte se ajo është kuruar në klinika të specializuara për anoreksinë, vite më parë.
Pas humbjes së nënës së saj, në vitin 2007, Angelina Jolie përjetoi një periudhë të vështirë dhe humbi shumë në peshë. Në atë kohë ajo deklaroi: “Kam qenë shumë e dobët gjithmonë, por humbja e nënës ishte një goditje e rëndë për mua”,
Por dyshohet se shkaku i rënies nga pesha mund të jetë edhe një ndarje e mundshme nga Pitt, pasi kohët e fundit është përfolur për divorcin e çiftit të famshëm, të njohur botërisht si Brangelina.
Dobësimi i Angelinës ka shqetësuar së tepërmi edhe të atin e saj, aktorin e njohur Jon Voight. Shtypi amerikan shkruan se ai i ka telefonuar dhëndrit dhe i ka kërkuar që të flasë me të bijën. Brad i është përgjigjur se ai është personi i fundit me të cilin Angelina do të donte të fliste për këtë çështje, duke shtuar edhe më tepër zërat për divorc.