Përdorimi i qenëve të policisë është një instrument shtesë në rritjen e sigurisë, tha sot, Drejtori Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Kryepolici Çako dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ishin të pranishëm në ceremoninë e demonstrimit të përgatitjes dhe trajnimin e qenve të shërbimit të Policisë për specialitete të ndryshme. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të përfundimit të trajnimit 4 mujor të Instruktorëve të Qenve, që shërbejnë pranë strukturave vendore të Policisë.
“Në ditet e sotme kur njerëzit janë të lirë, të lëvizin kudo, ku lufta ndaj trafiqeve të paligjshme dhe drogës, në veçanti ndaj terrorrizmit dhe gjithe formave të tjera cënojnë gjithë komunitetin dhe sigurinë kombëtare, ne kemi intesifikuar punën për identifikimin, zbulimin e ketyre aktiviteteve dhe një nga mundësitë e shtuara është dhe përdorimi dhe trajnimi i qenve të Policisë”, tha Çako.
Instituti i Përgatitjes së Qenve është ndër të vetmit në rajon i cili ofron jo vetëm shërbimin e përgatitjes së qenve po edhe sigurimin e pasardhësve dhe racave të tyre për një të ardhme, e cila kërkon investim të zhvilluar të gjithë stafit të specializuar.
Në ditet e sotme kur njerëzit janë të lirë, të lëvizin kudo, ku lufta ndaj trafiqeve të paligjshme dhe drogës, në veçanti ndaj terrorizmit dhe gjithë formave të tjera cënojnë gjithë komunitetin dhe sigurinë kombëtare, ne kemi intesifikuar punën për identifikimin, zbulimin e këtyre aktiviteteve dhe një nga mundësitë e shtuara është dhe përdorimi dhe trajnimi i qenve të Policisë.
Kërkohet një trajnim i stafit të Institutit, një vëmendje e shtuar nga Dejtoria e Policisë së Shtetit por edhe nga punonjesit e Policisë që merren më edukimin, instruktimin dhe shoqërimin e qenve. Vlen për t’u falënderuar vëmendja e gjithë stafit që merret me trajnimin e qenve. Siguroj mbështetjen dhe kontributin si Drejtor i Policisë së Shtetit.
Pas fjalëve përshëndetëse aktiviteti ka vijuar me demostrimin e ushtrimeve ku qentë e policisë të udhëhequr nga instruktorët e tyre , kanë zbuluar , lëndë narkotike, lëndë eksplozive, Euro.
Gjithashtu janë demonstruar edhe raste kur qentë e policisë përdoren për gjurmin dhe neutralizim të personave të armatosur , si dhe për kërkime në raste të fatkeqësish natyrore.