Një pulëbardhë për pak sa nuk e pagoi shtrenjtë sardelen që i mori një peshku ton. Turistët në Spanjë po argëtoheshin duke i hedhur sardele peshkut ton në det, ndërkohë që pulëbardha përfitoi nga rasti.
Por teksa toni nxitoi të kapte sardelen, gëlltiti edhe pulëbardhën.
Për fatin e mirë të zogut, mishi i tij nuk i pëlqeu peshkut të madh, i cili e nxori përsëri.