Një aeroplan i American Airlines, i cili shkonte në Dallas të Teksasit, u detyrua të bënte ulje emergjence në aeroportine Seattle, rreth 30 minuta pas nisjes.
Shkaku ishte përplasja me një zog që dëmtoi seriozisht pjesën e përparme.
Piloti nuk pati probleme për ta ulur avionin Airbus 321, ku ishin 150 pasagjerë.