Nëse mund të regjistroheni në një klasë për joga do të ishte e mrekullueshme. Sidoqoftë, nëse nuk keni afër klasë për joga apo mundësi financiare, atëherë edhe kjo video do t’ju ndihmoj.
Squats
Për t’i bërë në mënyrë të duhur ushtrimet squats, duhet t’i mbani gjunjët, ijët dhe gishtërinjtë drejt.
Veç kësaj, të ndenjurat duhet të qëndrojnë mbi nivelin e gjunjëve ndërsa shpina duhet të mbetet neutrale, jo e thyer.
Shpatullat, ijët dhe gjunjët duhet të jenë të barabartë, ndërsa muskujt abdominal duhet të jenë më të futur.
Plank
Ushtrimet plank apo dërrasë, janë shumë të mirë për forcimin e muskujve abdominal dhe atyre të shpinës.
Ecni
Problemi më i madh është se shumë njerëz qëndrojnë ulur për një kohë të gjatë dhe kjo bën që të keni probleme me mënyrën se si qëndroni, transmeton telegrafi.
Prandaj, gjeni pak kohë të dilni jashtë në ajër të freskët për të ecur, apo thjeshtë lëvizni herë pas here në zyrën tuaj.