Pavarësisht dëmeve të rënda të shkaktuara nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS), zona arkeologjike e Palmirës, në lindje të Sirisë, ruan pjesërisht integritetin dhe autenticitetin e saj, sipas një misioni të ekspertëve të UNESCO-s.
”Ekspertët, të cilët ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar fazën e parë të dëmtimeve, nuk kanë mundur të konstatojnë në distancë dëmet e shkaktuara në Tempullin Bel, nga dëmet e rënda që ka pësuar pjesa e sipërme e kupolës së kështjellës pjesa dominuese e qytetit, për shkak të operacioneve të pastrimit të zonës nga minat”, sqaroi një deklaratë e publikuar nga organizata me seli në Paris.
Ata vlerësuan se pavarësisht rrënimit të disa strukturave emblematike, zona arkeologjike e Palmirës ruan pjesërisht integritetin dhe autenticitetin e saj.