Shpesh është thënë se prostitucioni është profesioni më i vjetër në botë, dhe edhe pse shitja e seksit është e jashtëligjshme në shumë vende ka akoma mundësi për ato që duan ta kryejnë këto profesion.
Më poshtë janë disa nga bordellot më unike që njihen në botë:
1 – “Big Sister”
Kjo është një bordello unike e ndodhur në Republikën Çeke, ku femrat çeke e sllovake shërbejnë për klientët e tyre falas, por në këmbim të filmimit të seksit nëse klientët bien dakord.
2 – “Allien Cathouse”
Dennis Hof, njeriu që fshihet pas reality shout Cathouse që transmetohet në HBO ka në plan të krijojë një bordello me eksperienca seksuale të modelit alien për fansat e filmave fantashkencë. Kjo bordello ndodhet në Las Vegas.
3 – “Nana Entertainment Plaza”
Nana Entertainemtnt është një ndërtesë me 4 kate në Bangkok që ka 40 bare. Shumica e këtyre bareve janë klube striptizmi me vajza që kërcejnë. Por ajo që vjen ndryshe në këtë bordello është se negociatat për seks mes striptistes dhe meshkujve bëhen nga vetë ato dhe jo nga njerëz të ndërmjetëm.
4 – “Site”
Australia ka shumë bordello ligjore për të zgjedhur, por nëse po kërkoni për femrat më të mira, do t’i gjeni tek vendi i quajtur Site në Sidnej.
5 – Bordello “Star Wars”
Klubi më i ri i bordellos i hapur në Los Anxheles, është një klub nate dhe bordello që ka muzikë, valltare dhe striptiste të veshura si personazhet e filmit “Star Wars”.
6 – “Mustang Ranch Resort”
Kjo bordello ligjore pranë Nevadas, ka si qëllim të jetë më e mira e të gjithave. Mustang Rnach duket më shumë si një hotel luksoz se sa si një bordello. Dhe të qëndruarit atje nuk u kushton të ftuarve asnjë gjë. Por çdo i ftuar duhet të paguajë që të marrë një nga vajzat që ta shoqërojnë gjatë gjithë kohës.
7 – “Stiletto”
Stiletto pretendon të jetë bordello më e mirë në Sidnej. Në të vërtetë pjesa e brendshme e kësaj bordelloje dykatëshe përbehet nga dy ujëvara dhe dhoma luksoze të veçuara nga njëra-tjetra. Në secilën dhomë ndodhet nga një femër që është e gatshme të plotësojë fantazitë tuaja.
8 – Seksi i lëvizshëm
Ndërsa prostitucioni është legal në Francë, shumë makina në formë ruloje janë të vendosura në rrugët e periferisë në Lion. Nëse dera e rulosë është e hapur atëherë do të thotë që femra brenda është e hapur për biznes, ndërsa po qe se dera është e mbyllur atëherë duhet të kalosh më vonë.
9 – “Maison d’envie”
Kjo bordello e ndodhur në Berlin të Gjermanisë iu përgjigj rënies së fundit ekonomike në një mënyrë të pazakontë, ata ofronin ulje për klientët që vinin me biçikleta apo me transport publik.
10 – “Pascha”
Pascha është një bordello 12-katëshe në Kël të Gjermanisë. Aty punojnë rreth 120 prostituta për pothuajse 1000 klientë në ditë. Është bordelloja më e madhe në Europë.
Tirana Observer