Dashi
Do të jetë një ditë shumë interesante për sa i takon dashurisë. Në përgjithësi do të ndiheni me energji të reja në shpirtin tuaj dhe të fortë. Beqarët duhet të tregohen më të vëmendshëm dhe të pranojnë ftesat që do ju bëhen. Financat do arrini t’i stabilizoni.
Demi
Sot mund të lëndoheni nga fjalët e partnerit/es. Mos mbani mëri për këtë, por mundohuni të zgjidhni çështjen sa më shpejt. Beqarët do jenë gati edhe për aventura kalimtare vetëm për të mos ndenjur vetëm. Financat do jenë të mira, madje edhe për investime.
Binjakët
Nëse dëshironi që të jetoni qetësisht historinë tuaj të dashurisë mos u ndikoni nga ambienti familjar. Do të jetë një ditë me fat. Beqarët do e kenë shumë të vështirë për të joshur personin që pëlqejnë. Për financat ka për të qenë një ditë normale.
Gaforrja
Do të kaloni një ditë nostalgjike falë përkujdesit të partnerit/es tuaj, i cili do të kthehet sërish si dikur. Shmangni keqkuptimet dhe shijoni momentin. Beqarët do kuptojnë se dikush do tregojë pëlqim për ta dhe do mundohen ta joshin edhe më tepër. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe.
Luani
Jupiteri dhe Saturni do t’ju favorizojnë që të shihni më në fund dritë në fund të tunelit ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Çojini idetë tuaja përpara. Beqarët do arrin më në fund të gjejnë princin e tyre të kaltër duke ndryshuar edhe statusin. Në planin financiar do përballeni me vështirësi.
Virgjëresha
Ditë ideale për të kërkuar ndere dhe këshilla te partneri/ja. Shihni rrugën tuaj, pa dëgjuar të tjerët dhe gjithçka do shkojë mirë në marrëdhënien tuaj. Beqarët do kenë një ditë normale dhe pas asgjë interesante. Buxheti do jetë përgjithësisht i mirë.
Peshorja
Sot partneri/ja mund t’ju shkaktojë pakënaqësi ose t’ju refuzojë për të dëgjuar arsyet tuaja. Megjithatë planetët do t’ju japin një energji speciale. Beqarët nuk duhet t’i refuzojnë ftesat që do ju bëhen, por gjithashtu duhet të tregohen të kujdesshëm. Financat do vinë duke u përmirësuar.
Akrepi
Të reja të mira në aspektin personal. Por nëse humori juaj është përtokë, braktisni çdo gjë që po bëni dhe dedikojani kohën dashurisë. Beqarët do kenë një ditë të mirë, të mbushur me takime mbresëlënëse. Me financat tregoni kujdes me shpenzimet, pasi mund të përballeni me vështirësi.
Shigjetari
Mos kini frikë për të pasur kurajë në një zgjedhje që duhet të bëni me partnerin/en. Nëse nuk ndiheni të sigurt merrni kohën e mjaftueshme për të zgjidhur situatën. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime sot. Në planin financiar do të dini si të shpenzoni dhe menaxhoni situatën.
Bricjapi
Shmangni polemikat sot në marrëdhënie. Dëgjoni dhe mos replikoni edhe në rast se nuk jeni dakord me ato që do të thuhen. Beqarët do mërziten pasi edhe sot nuk do mund të arrijnë të ndryshojnë statusin. Financat do vin duke u përmirësuar falë menaxhimit tuaj të mirë.
Ujori
Personi që keni përkrah sot do të sillet në mënyrë të çuditshme dhe të pakuptueshme. Dikush ushqen ndjenja të fshehura për ju. Por ai/ajo nuk është personi i duhur për të kaluar jetën. Bëni kujdes. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri sot edhe pse takimet do jenë të shumta për ta. Financat do përballen me probleme.
Peshqit
Ditë e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do kaloni momente të bukura të mbushura me dashuri përkrah njeri-tjetrit dhe nuk do lejoni askënd t’ua prishë këtë harmoni. Beqarët do kalojnë momente të bukura në shoqëri të personave të rinj, por asgjë më shumë se kaq. Financat paraqiten të mira.