Në emisionin e njohur francez Zone e Ndaluar u transmetua për herë të parë video e momenteve kur vëllai i terroristit Salah Abdeslam, njëri prej kamikazëve të sulmeve të Parisit, hedh veten në erë, më 13 nëntorin e vitit të kaluar.
Kamerat e sigurisë së restorantit kishin fiksuar momentin kur 31-vjeçari Brahim Abdeslam kreu sulmin në restorant. Ai zbriti nga një makinë, dhe pasi shëtiti për disa sekonda përpara derës së restorantit, shkoi në një tryezë bosh dhe pasi uli kokën, mbuloi fytyrën me duar dhe shpërtheu jelekun me eksploziv që kishte në trup.