Një grua tek Rruga e Kavajës ka arritur të vjedhë një palë këpucë të bardha. Teksa shitësja po i tregonte disa të tjera, ajo menjëherë ka futur këpucët në një çantë të bardhë dhe paralelisht ka provuar një palë të tjera.
Këto momente janë filmuar, por ka qenë tepër vonë kur është pikasur vjedhja pasi gruaja është larguar. Ajo është treguar e mençur duke fshehur fytyrën gjatë kohës së vjedhjes, por pa menduar se është parë në momentin që ka hyrë në dyqan.
Pronari i dyqanit e ka denoncuar këtë rast tek Jetaoshqef.al, duke thënë se nuk arriti dot të kapte gruan edhe pse ajo është filmuar nga kamerat e sigurisë.