Gjykata Administrative ka rrëzuar për të dytën herë kërkesën për pezullimin e punimeve për ndërtimin e parkut të lodrave te liqeni artificial. Kërkesa ishte depozituar nga gjykatë nga grupimi “Qytetarët për Parkun”, që kërkonte pezullimin e punimeve me argumentin se ato po kryhen në mënyrë të jashtëligjshme.
Por gjyqtarja Nafije Haska vendosi rrëzimin e kërkesës pasi dëgjoi argumentat e paraqitura nga pjesëtarët e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e bashkisë Tiranë.
Kjo ishte kërkesa e dytë e rrëzuar nga gjykata me të njëjtin objekt. Më herët një tjetër padi ishte depozituar nga Sazan Guri dhe Arian Galdini.