Një pikturë “politikisht e gabuar’ ishte vendosur në dhomën ku familja mbretërore e Britanisë priti Presidentin amerikan Barak Obama dhe bashkëshorten e tij.
Piktura e Albert Cyup që njihet me titullin “Kapitulli i Zezakut” mund të kishte prekur presidentin Obama, na rast se një shërbyes nuk do të kishte ndërhyrë në kohë për të hequr etiketën me emrin e pikturës.
Për të mbuluar vendin bosh pas heqjes se etiketës shërbyesit vendosën përpara pikturës një abazhur të madh. Në pikturën “The negro Page” duket një djalosh me ngjyrë në një pejsazh të vitit 1660.