Në stinën e verës një nga produktet më të dashura nga të gjithë është akullorja. Por në shumicën e rasteve ju duhet të bëni kujdes me konsumimin e saj sepse përmbën qumësht, sheqer, ngjyrues që ju shtojnë numrin e kalorive në baza ditore dhe për pasojë ju bëjnë që të shtoni në peshë.
Në këtë postim do t’ju paraqesim recetën e një akullorje shumë të shëndetshme dhe me pak kalori.
Përbërësit: 200 gram luleshtrydhe të ngrira (ose boronica, manaferra), 3 lugë mjaltë, 300 gram kos i skremuar (do preherohej jogurt), 1 lugë gjelle lëng limoni.
Përgatitja është shumë e thjeshtë. Futini të gjithë përbërësit në blender dhe përziejni sëbashku derisa të formohet në masë homogjene. Hidheni masën e krijuar në një tas qelqi dhe lëreni të qëndrojë në frigorifer për 2 orë. Më pas është gati për t’u konsumuar.