Rreth 170 lloje shpendësh janë në zhdukje nga vendi ynë, mes të cilëve edhe shpendi identifikues i trojeve shqiptare, shqiponja.
Ministria e Mjedisit dhe Pyjeve ka hartuar një listë, e cila është botuar këtë të hënë në faqen e Fletores Zyrtare.
Vendimi ka hyrë në fuqi sot, ndërsa pak kohë më parë Ministria e Mjedisit ka zgjatur moratoriumin për mbrojtjen e shpendëve, shumë prej të cilëve ishin drejt zhdukjes në vendin tonë.
Pas pelikanit kaçurrel, në listë janë përfshirë edhe një sërë shpendësh, përfshirë Shqiponjat peshkngrënëse, Shqiponja e detit, Shqiponja gjarpërngrënëse, Shqiponja perandorake, zgalemi, lejleku, mjellma, skifteri, thëllëza, dallëndyshja etj.