Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas lajmit se Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin për 21 Janarin. Përmes dy postimeve në Facebook, Rama shprehet se pafajëzia e Xhelal Mziut dhe ‘varrosja’ e 21 Janarit janë farsa të neveritshme.
“Xh.Mziu i pafajshëm dje pas një farse të neveritshme. 21 Janari i mohuar sot pas një zvarritje kriminale. Ja pse nuk e duan reformën në drejtësi. Ja pse bërtasin përditë e më fort ‘krimi, krimi’ dhe u vete mendja deri tek armët. I tmerron drejtësia që vetëm Reforma e sjell” – shkruan Rama.