Salca e kumbullave, do ta bëjë këtë recetë mishi të duket më e lehtë dhe më e shijshme. Athtësia e kumbullës bashkë me salcën Worcester, do t’I heqin mishit të qengjit atë aromën që shpesh konsumatorët i bezdis e për këtë arsye heqin dorë prej tij. Receta Conad nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit për 4-5 persona:
1 kofshë qengji afërsisht 2 kg, me kockë • 5 thelpinj hudhër • 1 tufë trumzë e freskët • vaj ulliri, kripë, piper, • Salcë Worcester
Për salcën me kumbulla
500ml lëng zarzavatesh (I përgatitur me dado)•1 gotë verë të kuqe (200 ml) – e cilësisë së mirë pasi ndikon te rezultati i salcës•1 lugë miell•2 lugë të mbushura plot me marmelatë kumbulle
Përgatitja:
Ndezim furrën me 240°.
1.Mishin e masazhojmë me vaj ulliri, e lyejmë me kripë e piper dhe e shpojmë me majën e një thike në disa vende. Te disa prerje fusim gjysmë hudhre të qëruar dhe pak gjethe trumze, te disa të tjera hedhim pika salce Ëorcester. E vendosim mishin në grilën e furrës, poshtë saj vëmë tavën e madhe të furrës që të mbledhë lëngjet dhe yndyrën gjatë pjekjes. E lëmë të piqet për 20 minuta me 240°, më pas ulim temperature në 160° dhe e lëmë të piqet edhe për 1 orë e 10 minuta afërsisht, ose derisa të shohim që është pjekur aq sa dëshirojmë.
2. Kur mishi të jetë pjekur, e mbështjellim me letër alumini dhe e lëmë të pushojë ndërkohë që përgatisim salcën. Nga tava që kishim vënë në furrë poshtë mishit, heqim një pjesë të yndyrës dhe pjesën tjetër e hedhim në një tenxhere të vogël bashkë me verën, e vëmë të ziejë me flakë të lartë duke e përzier here pas here me rrahësen e vezëve me dorë. Kur të ketë mbetur gjysma e sasisë, ulim flakën, shtojmë lëngun e zarzavateve të cilin e kemi përzier me pare me miellin dhe marmelatën, e rregullojmë për kripë e piper dhe duke e përzier pandërprerë me rrahësen e vezëve, e lëmë në zjarr derisa salca të trashet. Nëse ju janë krijuar kokrra te salca, mjafton ta kaloni në një sitë të imët. Kur mishi të jetë i vakët, e presim në feta dhe e shërbejmë me salcën me kumbulla.
Revista Living