Çifti shqiptar që u bë me katërnjakë në Gjermani, ku kishin shkuar për të kërkuar azil, duket se do të kthehen në Shqipëri.
Ata u larguan nga Shqipëria drejt Gjermanisë në korrik të vitit 2015, pasi sipas tyre ishin të shqetësuar në lidhje me kujdesin mjekësor ndaj katërnjakëve të tyre. Mirëpo, Shqipëria u shpall një vend i sigurt origjine dhe ata bashkë me katër fëmijët pritet të kthehen mbrapsht raporton Shqip.
Katërnjakët, 3 vajza dhe një djalë erdhën në jetë në tetor. Lindja u bë në Spitalin Universitar në Jena dhe gruaja ishte në javën e 32-të të shtatzënisë.
Në Gjermani lindje të tilla janë të rralla dhe për këtë arsye lajmi i tyre u publikua në të gjitha mediat gjermane.